Shpikja më e re, te Bajerni vadisin fushën me “iPad”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 23, 2018 | 15:23

Shpikja më e re, te Bajerni vadisin fushën me “iPad”

Shpesh thuhet se teknologjia në futboll nuk është shumë e nevojshme, pasi i heq emocionet lojës. Por në rastin e Bajernit nuk është dhe aq e vërtetë. Tashmë skuadra kampione ose më saktë mirëmbajtësit e fushave stërvitore në qendrën bavareze do të kryejnë ujitjen e fushës me anë të një “iPad”-i.

_100747441_bayern

Është kjo shpikja më e re në për të ndihmuar lojtarët të kryejnë seancën stërvitore në kushte optimale. Aplikacioni lidhet me GPS dhe në bazë të kushteve atmosferike, ai tregon se kur duhet të bëhet vaditja e fushës, duke marrë në konsideratë edhe në çfarë orari të ditës duhet të ndërhyrjet. Aplikacioni do të shkarkohet vetëm nga njerëz të autorizuar të kompanisë që ka bërë të mundur këtë projekt.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"