“Shpikja” e Panuçit nuk vlejti, ja prapaskenat me formacionin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 22:33

“Shpikja” e Panuçit nuk vlejti, ja prapaskenat me formacionin

Trajneri Kristian Panuçi, ndryshe nga ndeshjet e kaluara, dje në mbrëmje ka thirrur një për një të 11-të lojtarët që do të ishin sot në mbrëmje pjesë e formacionit ndaj Skocisë. Diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë me Panuçin, duke u ulur kokë më kokë me secilin 24 orë para ndeshjes. Kjo nuk ka ndodhur as në kohën e De Biazit.

foto

Megjithatë, Panuçi kërkonte të sillte një risi dhe vetëm në mbledhjen e sotme para ndeshjes, bëri publik formacionin edhe përpara skuadrës. Kjo “shpikje” nuk vlejti, madje çorientoi më tepër ekipin, pasi disa lojtarë që mendonin se do të ishin titullar, as nuk u aktivizuan fare. Në stërvitje Panuçi nuk e kishte praktikuar asnjëherë formacionin që hodhi në fushë. Gjithsesi, Skocia dominoi totalisht, përtej golit të parë, që ka dyshime për një pozicion jashtë loje të sulmuesit Naismith.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"