Shpikën sprajin e shkumës në futboll, kërkojnë arrestimin e presidentit të FIFA-s

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2020 | 0:18

Shpikën sprajin e shkumës në futboll, kërkojnë arrestimin e presidentit të FIFA-s

Dy personat që ideuan përdorimin e sprajtit nga gjyqtarët në ndeshjet e futbollit kërkojnë arrestimin e presidentit të FIFA-s Xhani Infantino dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të futbollit.
09e5e7db-6317-4d07-bbe3-318aacc44f2f-2060x1236
Haine Alemanje dhe Pablo Silva kanë paditur FIFA-n dhe kërkojnë dëmshpërblim më shumë se 36.5 milionë euro, por mbi të gjitha arrestimin e disa krerëve të futbollit botëror. Të dy personat pretendojnë se FIFA ka manipuluar autorësinë e prodhimit të sprajtit.

“Po presim vendimin e Gjykatës Braziliane. Do të kërkojmë arrestimin e Xhani Infantinos dhe disa personave të tjerë”, deklaroi Pablo Silva për median spanjolle “AS”.

Ata pretendojnë se FIFA ka autorizuar përdorimin e këtij sprajti nga gjyqtarët, por duke ndryshuar markën, gjë për të cilën Alemanje dhe Silva pretendojnë se u është vjedhur ideja e tyre.

Kjo çështje pritet të shkojë dhe në gjykatat e SHBA-së.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"