“Shpëton” Xhaka, Reja i mbyll derën Grezdës: Kërkoi falje, por është shumë vonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2019 | 23:44

“Shpëton” Xhaka, Reja i mbyll derën Grezdës: Kërkoi falje, por është shumë vonë…

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Edi Reja, ishte i ftuar ditën e sotme në emisionin “Pressing” në ABC News, për të folur rreth situatës tek Shqipëria.

edi reja

Reja e pranoi se sot ishte takuar me Dukën për të diskutuar për të ardhmen, pas akordit të gjetur me presidentin e FSHF-së, ndërsa bëri edhe një op

AKORDI PËR KONTRATËN E RE – Po, e kishim konkluduar akordin 20 ditë më parë akordin. Sot u ritakuam për të ardhmen tonë, dhe jo vetëm për pjesën teknike që më takon mua, por edhe ato mjekësore, përgatitësin atletik, video-analistin, dhe për perspektivën tonë për të ardhmen.

MË HERËT TRAJNER? – Më përpara nuk mund të isha trajner. E rëndësishme është të jesh nga fillimi në skuadër. Kam hyrë në një moment kur ekipi ishte i projektuar. Humbëm pak kohë me fillimin e ngadaltë. Bëmë ndeshje të mira në Islandë apo Turqi, por defekt ishte ndeshja me Andorrën, sepse gjithë vëmendja ishte për Francën. Kishte një mungesë vëmendje për Andorrën. E marr unë përgjegjësinë, sepse nuk e karikova si duhet ekipin. Nuk mund ta them nëse do ishim në Europian sot, nëse do vija më herët. Nuk mund ta parashikoj, nuk ka siguri në futboll, ka gjithmonë pikëpyetje. Për mënyrën si e bëmë këtë periudhë, skuadra reagoi mirë pas punës së bërë, pashë që djemtë kishin entuziazëm kur vinin në grumbullim. Patëm një temperament të mirë në fushë, shënuam disa gola më shumë se më herët, dhe gjetëm një bashkësi që më ka bërë të lumtur.

edi reja

KUALIFIKUESET E BOTËRORIT – Në këtë moment do jetë pak e vështirë, kualifikueset në Botëror kanë skuadra të rëndësishme. Duhet të mendojmë për Europianin pas 4 vitesh. Duhet të jemi përgatitur aq mirë për të arritur atje. Përpara kemi eliminatoret e Botërorit. Duhet të punojmë me intensitet të lartë, dhe të përmirësohemi. Këtë diskutim kemi bërë me presidentin sot. Duhet të punojmë me të rinjtë nëse mendojmë për të ardhmen. Nuk e di sa do qëndroj unë këtu, por dua të lë një shenjë, që ai që do vijë pas meje të ketë tavolinën gati.

A GJETËT NJË FRYMË DIKTATORIALE? – Secili nga ne ka drejtimin e vet. Nga karakteret nuk jemi të njëjtë, por qëndrimi që kam mbajtur në klubet ku kam qenë, ka qenë demokratik në lidhje me respektin. Ka nevojë gjithmonë për respekt. Lojtarët duhet të kenë respekt jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj shokëve. Janë djem inteligjent në Kombëtare, dhe shpresoj ta kenë kuptuar këtë. Edhe kur stërvitemi, nuk dua që të kemi qëndrime të ndryshme.

SKEMA 3-5-2 – Sigurisht që mund të luajë, e provova këtë modul kur erdha. Moduli im i preferuar është 4-3-3, është kali im i betejës. Pashë ndeshjet para se të vija unë, dhe ishte ekip pa ekuilibrër, pësonte gola të èuditshëm. Më pëlqen të luaj me 2 sulmues qëndrorë, dhe me 3 mesfushorë qendra. Me dy lojtarët e krahut, kemi èuar gjithmonë një lojtar më shumë në zonë për të rrezikuar. Mbrojmë 5 veta, dhe sulmojmë 5 veta. Kemi bërë ndeshje pozitive, e gjetëm ekuilibrin në këtë formë. Është e pamundur të forcohesh duke luajtur në një mënyrë që nuk është në karakteristikat e tua. Një lojtar ndërkombëtar duhet të dijë të bëjë disa role, duhet të bëjë disa faza difensive apo ofensive. Me Interin po luan Kandreva mbrojtës krahu. Ky modul na ka dhënë garanci, nëse do gjej lojtarë të tjerë, mund të provoj edhe module të tjera. Lojtarët kënaqen që luajnë me këtë modul, prapa janë të mbuluar dhe krijojnë më shumë para. Por, garancinë dhe situatat nuk t’i jep doemos moduli i lojës.

HYSAJ DHE ROSHI – Duke folur me Hysajn, ma kërkoi që ta bëjë atë rol, sepse është i lumtur aty. Roshi ka pasur disa vështirësi, sepse ai do të bëjë sulmuesin. Por, unë ia sqarova që në atë pozicion ka mundësi të bëjë sulmuesin në krah. Roshi është një sulmues që nuk është i përshtatshëm të luajë me shpinë nga porta. Ka nevojë për hapësira dhe të synojë driblimin e kundërshtarit. Në stërvitje, unë i provoj këto skema. Lojtarët nuk i kam gjithë muajin, që të përshtas një linjë. Duhet të gjejmë zgjidhjet më të mira, për ato pak kohë që kemi qenë bashkë. Tani e ndjej që është një skuadër e vërtetë. Kur erdha nuk ishte kaq kompakte. Tani jam i kënaqur.

KONTRATA 4-VJEÇARE – Në karakterin tim, përgjegjësinë e ndjej gjithmonë, edhe pse kohëzgjatjet e kontratave mund të kenë qenë të ndryshme. Përgjegjësia që ndjej është sikur të kem gjithmonë 4 vite në kontratë. Presidenti ma propozoi, dhe e pranova. Mund të rri edhe më shumë. Për sa kohë jam në gjendje ta bëj me përgjegjësinë e duhur këtë punë, mund ta bëj. Nuk jam vetëm unë, kam edhe një staf të madh nga prapa. Kemi formuar një grup të jashtëzakonshëm lojtarësh.

PROJEKTI PËR TË ARDHMEN – Ky është programi që duhet të bëjmë. Po të shohim moshën e skuadrës sonë, është relativisht e re. Duhet të rrisim disa lojtarë që të rrisim sa më shumë nivelin teknik. Mund të jemi tashmë të kënaqur me këtë skuadër. Është një program katër vjeçar projekti jonë. Disa lojtarë shkojnë në të 30-at dhe nuk mund të flasim menjëherë për Europianin. Të flasim për Botërorin. Nëse kemi lojtarë të U-21 që na sugjerohen, do t’i integrojmë me skuadrën. Kemi raste me lojtarë që nuk ishin grumbulluar më parë, Bare, Gjasula. Ata janë lojtarë të mirë, por mund të bëjnë akoma dhe më mirë. Këta lojtarë që të përmenda, pres të jenë skeleti i skuadrës. Po kërkojmë në të gjithë Europën lojtarët cilësorë. Unë do të shikoj menjëherë dy vjeçarin. Nëse kemi lojtarë gati, do t’i aktivizojmë menjëherë.

RINOVIMI I SKUADRËS – Rinovimi i skuadrës do jetë gradual, jo total. 2-3 lojtarë mund të futen në të njëjtën kohë. Kemi një skelet. Gjimshiti është i ri, Veseli po ashtu. Roshi mund të ecë përpara. Kemi Hysajn. Memushaj është një lojtar që ka një farë moshe, dhe aty do gjejmë një zgjidhje. Bare është i ri, Xhaka mund të rikthehet dhe është për të ardhmen. Cikalleshi ka një farë moshe, por 2-3 vjet i nxjerr mirë. Në sulm po monitorojmë lojtarë të rinj. Kemi 20 lojtarë, mjafton të gjejmë 3-4 të tjerë që t’i inserojmë.

GREZDA DHE XHAKA – Grezda ka bërë një zgjedhje personale. Kur më komunikoi se donte të ishte jashtë këtij ekipi, i thashë që je i lirë të mos grumbullohesh. Ai pati disa pretendime, dhe u largua. Pastaj më kërkoi falje, por ishte vonë. Për sa i përket Xhakës, në grumbullimin e fundit e thirra, por pati një dëmtim muskular siç më komunikoi. Në atë moment bëmë zgjedhje të tjera, por është në vëmendjen tonë. Nëse i përgjigjet grumbullimit, në rregull, por nëse nuk i përgjigjet, janë përgjegjësi të tij.

GRUMBULLIMI I LOJTARËVE PA MINUTA – Ne i shohim të gjithë lojtarët, pastaj duhet parë karakteristikat që kanë. Nëse kam 3 lojtarë për një rol, duhet të zgjedh 2. Jam munduar t’i jap hapësirë të gjithëve. Vetëm Mihaj nuk ka luajtur, sepse në mbrojtje isha i mbuluar, dhe i duhet akoma eksperiencë. Sa i përket pjesës tjetër, i kam dhënë mundësi të gjithëve. Doja të shihja karakteristikat e tyre. Një gjë është stërvitja, një gjë tjetër është ndeshja zyrtare. Pastaj është përgjegjësia ime të bëj zgjedhjet. Mavraj? Ai është operuar në krah, dhe në grumbullimin e fundit ka pasur një ndrydhje. Duhet të shohim nëse Mavraj do kërkojë të vazhdojë sërish. Edhe Selmanin dua ta shoh nga afër. Edhe Kastrati po luan mirë te Peskara.

KAMPIONATI SHQIPTAR – Trashi që kur ka ardhur, më ka pëlqyer. E kam mbajtur në konsideratë, dhe i kam thënë të presë. I kam kërkuar durim, sepse kam pasur shumë të tjerë. Ai pranoi, dhe luajti goxha mirë. Do jetë një lojtar i dobishëm. Po shikojmë edhe për elemente të tjerë që mund të afrohen. Dëshira jonë është që të shohim në veprim lojtarët që luajnë këtu. Kur kam mundësi, vij. Edhe Bulku më thërret kur kemi ndeshje të rëndësishme. Është e vërtetë që punojmë, nuk rrimë në shtëpi gjatë javës. Bëjmë takimet tona. Kam skedat e lojtarëve që janë më premtues, dhe po i ndjek.

RASTI ÇEKIÇI – Çekiçi është një lojtar me dhunti nga ana teknike. Ka një rol që akoma nuk e kam kuptuar, është mesfushor qendre apo trekuartist. Godet mirë goditjet standarde. Nëse përmirëson më shumë anën teknike dhe temperamentin, do ishte mirë.

PORTA – Është një problem i madh për portën. Berisha dhe Strakosha janë titullarë, dhe e kam të vështirë të zgjedh mes të dyve. 4 ndeshje ka luajtur njëri, dhe 4 tjetri, që kur kam ardhur unë. Unë fus atë që është më në formë, sepse porta është ndryshe nga pjesa tjetër. Porta duhet të ndjejë besimin e trajnerit. I jap besim të dyve në mënyrë të barabartë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"