“Shpëton” Ballist Morina, Gjykata e Lartë kthen për rishqyrtim vendimin e ekstradimit

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Gusht 11, 2017 | 13:57

“Shpëton” Ballist Morina, Gjykata e Lartë kthen për rishqyrtim vendimin e ekstradimit

Ismail Morina shpëton nga ekstradimi në Serbi, të paktën për momentin. Gjykata e Lartë e Kroacisë ka vendosur që çështja e tij të kalojë edhe njëherë për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke pezulluar kështu vendimin e kësaj të fundit për ekstradimin e tifozit shqiptar në shtetin ku…

Ismail Morina shpëton nga ekstradimi në Serbi, të paktën për momentin. Gjykata e Lartë e Kroacisë ka vendosur që çështja e tij të kalojë edhe njëherë për rishqyrtim në Gjykatën e Shkallës së Parë, duke pezulluar kështu vendimin e kësaj të fundit për ekstradimin e tifozit shqiptar në shtetin ku ngriti dronin gjatë ndeshjes së futbollit Serbi-Shqipëri.

ballistiiii

Interesimi i autoriteteve shqiptare pranë atyre kroate për të ndihmuar Ismail Morinën duket se ka dhënë efekt pasi Gjykata e Lartë e Kroacisë e ka kuptuar që jeta e Ballistit është në rrezik në rast se ekstradohet në Serbi. Për t’i shpëtuar ekstradimit, Ballisti ka aplikuar edhe për azil politik në shtetin kroat.






www.minuta90.com