“Shpëton” Argjentina, FIFA heq dënimin e dhënë ndaj Lionel Mesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2017 | 16:14

“Shpëton” Argjentina, FIFA heq dënimin e dhënë ndaj Lionel Mesit

Argjentina ka marrë një lajm të shkëlqyer sot teksa Komisioni i Apelit të FIFA-s ka hequr pezullimin me 4 ndeshje për kapitenin e skuadrës, Lionel Mesi, të dhënë nga Komisioni i Disiplinës. “Pleshtit” i është falur gjithashtu edhe gjoba prej 10 mijë frangash zvicerane.

mesi

Në këtë mënyrë, Mesi do të jetë i gatshëm për kombëtaren e tij në 4 ndeshjet e mbetura të kualifikueseve të Kupës së Botës “Rusi 2018” ndaj Uruguajit, Venezuelës, Perusë dhe Ekuadorit.

Mesi u dënua para ndeshjes që Argjentina luajti ndaj Bolivisë për shkak se ofendoi gjyqtarin brazilian të linjës në përballjen e humbur në transfertë kundër Kilit me rezultatin 1-0.

Vlen për t’u përmendur fakti që arbitrat brazilianë të ndeshjes Kili-Argjentinë nuk e kishin përmendur ofendimin e Mesit në raportin e ndeshjes dhe gjithashtu e mohuan diçka të tillë kur u thirrën për të dëshmuar nga FIFA gjatë hetimeve të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"