Shpëtoi Skënderbeun nga humbja, Krasniqi: Ndikoi lodhja, po luajmë çdo tre ditë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2020 | 15:40

Shpëtoi Skënderbeun nga humbja, Krasniqi: Ndikoi lodhja, po luajmë çdo tre ditë

Blerim Krasniqi nuk e bën dramë një barazim ndaj Laçit, për më tepër që erdhi në fund dhe sipas tij kjo pikë është me vlera. Sulmuesi i Skënderbeut, në bisedën për “Panorama Sport” pas ndeshjes, theksoi se skuadra e ndjeu lodhjen dhe prandaj nuk shfaqi më të mirën.
Goli i Krasniqit
“E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, pasi edhe Laçi ka kualitete dhe lufton për Europën. Nuk ishim në ditën tonë më të mirë dhe kjo u pa. Besoj se ndikon edhe fakti që luajmë çdo tri ditë dhe ngarkesa është e madhe. Laçi shënoi shpejt dhe kjo na e vështirësoi ndeshjen. Jemi koshientë që gabuam dhe duhet të ishim më të kthjellët në lojë, por ja që ndodh. Normalisht ndeshje të tilla zgjidhen nga episodet. Në pjesën e dytë ishim më mirë, goli na dha besim dhe e kërkuam me forcë. Ishte një pikë karakteri nga ana jonë”, ka thënë bomberi i Skënderbeut.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"