Shpëtoi nga rënia, trajneri i Dinamos: Me Veleçikun si finale për të realizuar 30 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2020 | 10:42

Shpëtoi nga rënia, trajneri i Dinamos: Me Veleçikun si finale për të realizuar 30 pikë

Me ndeshjen e sotme ndaj Veleçiku, Dinamo mbyll kampionatin, pasi Tërbuni, kundërshtari i javës së fundit, u përjashtua nga aktiviteti. Blutë synojnë që këtë kampionati ta mbyllin me 30 pikë dhe për këtë duhet fitorja me Veleçikun.
Fabricio-Kamarata-300x298
Trajneri Fabricio Kamarata, për “Panorama Sport”, shprehet: “Dinamo e ka vlerësuar seriozisht ndeshjen me Veleçikun, ku ne duam që t’i bëjmë kampionatit mbylljen më të mirë. Do ta luajmë si finale, edhe pse mund të duket një ndeshje pa rëndësi. Skuadra ka punuar seriozisht dhe do bëjë lojën e saj të zakonshme. Premtimi ynë ishte që të shkonim te 30 pikët në fund të kampionatit dhe këtë e arrijmë me fitoren me Veleçikun. Dinamo meriton të ngjitet në nivelin që i takon”.

FATJON RUPI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"