Shpëtoi Egnatian në Superiore, Ramadani prezantohet zyrtarisht në klubin e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2022 | 20:21

Shpëtoi Egnatian në Superiore, Ramadani prezantohet zyrtarisht në klubin e ri

Zekirija Ramadani ia doli në misionin që të mbante Egnatian në Kategorinë Superiore për një tjetër sezon. Por tekniku më pas i dha lamtumirën rrogozhinasve, duke vendosur që të nisë një eksperiencë të re me ambicie për objektiva më të rëndësishëm.

ramadani

Ai u kthye në kampionatin kosovar të futbollit ku ka fituar tre herë titullin kampion si trajner, për t’u ulur këtë radhë në pankinën e Gjilanit, me synimin për të përsëritur të njëjtin sukses. Tekniku është prezantuar sot zyrtarisht nga klubi kosovar, i cili bëri të ditur se ai kishte nënshkruar për dy vite.

“Sport Club Gjilani me kënaqësi komunikon angazhimin e trajnerit Zekirija Ramadani. Drejtuesit dhe tekniku 44 vjeçar kanë gjetur akordin për kontratë dy vjeçare, me opsion për zgjatje të bashkëpunimit.

Ramadani vjen me një eksperiencë të pasur nga drejtimi i shumë klubeve dhe shumë trofeve të fituar, ndër të tjerash si tri herë kampion i Kosovës me tri skuadra të ndryshme.

Të gjithë në SC Gjilani urojnë shefin e ri të shtabit teknik, duke i dëshiruar shumë sukses në periudhën që pason, duke nisur nga garat ndërkombëtare.

SC Gjilani po ashtu njofton se gjatë ditëve në vijim do të ju informoj edhe për më të rejat në kampin kuq & bardh”, shkruhej në njoftimin e klubit për firmën me teknikun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"