Shpëtimi vjen nga Serbia. Shkurtaj, “peng” i pandemisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2020 | 18:43

Shpëtimi vjen nga Serbia. Shkurtaj, “peng” i pandemisë

Vasil Shkurtaj mbetet “peng”. Sulmuesi vazhdon të jetë në Shqipëri, ku po kryen terapi intensive. Edhe pse klubi po bën që të gjitha përpjekjet për ta dërguar në Serbi, nuk po marrin përgjigje nga autoritetet për shkak të situatës që është krijuar nga pandemia.
Shkurtaj
Çështje me vete është edhe karantina, pasi nuk dihet nëse do t’i duhet të izolohet nëse shkon në Beograd. Te Kukësi duan që vlonjati të kontrollohet nga Marjana (fizioterapistja me famë botërore), e cila me metodat që përdor mund të sjellë në gjendje optimale një futbollist me tërheqje të gradës së parë për vetëm 4 ditë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"