Shpëtim Duro pranë klubit kampion të Kosovës, në “garë” edhe Gjoka

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2018 | 17:32

Shpëtim Duro pranë klubit kampion të Kosovës, në “garë” edhe Gjoka

Ekipi kampion në fuqi në Superligën e Kosovës, Drita, ka filluar menjëherë të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e Bekim Isufit për postin e trajnerit, pas dorëheqjes së këtij të fundit ditën e djeshme.

Duro

Janë mediat në Kosovë, që lakojnë emrin e Shpëtim Duros, si kandidatin kryesor për të marrë drejtimin e ekipit nga Gjilani. Vetë Duro, në një prononcim të shkurtër për “gazetaolle”, ka deklaruar se për momentin nuk ka pasur asnjë kontakt, por disa bisedime kohë më parë.

Gjithashtu, emra të tjerë për trajner te Drita, vijnë po nga Shqipëria. Krahas Duros, përmenden edhe Ernest Gjoka, deri vjet tek Vllaznia, si dhe Gentian Mezani që së fundmi ka qenë te Laçi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"