Shpëtim Duro, kandidati kryesor për t’i zënë vendin Maganit në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2016 | 10:33

Shpëtim Duro, kandidati kryesor për t’i zënë vendin Maganit në Vlorë

Pavarësisht mospranimit të dorëheqjes nga administratori Idrizi, trajneri Gugash Magani duket i vendosur për të respektuar vendimin e tij të dorëheqjes. Dje, për “Panorama Sport”, trajneri Magani tha se do të vazhdojë bisedimet me Idrizin.

Magani ne stol

“Do vazhdoj të bisedoj, ndërsa presidenti Idrizi nuk e pranon dorëheqjen time. Në takimin që zhvilluam, unë fola vetëm për anën teknike, ndërsa pagat i di vetë Idrizi. Dje (pardje) unë isha i irrituar dhe kam shkuar në dhomat e zhveshjes u thashë lojtarëve ato që ndieja, ndërsa sot (dje) i kam paraqitur zyrtarisht dorëheqjen Idrizit”, u shpreh Magani.

Flamurtari, në hall për trajner

Me shumë gjasa, Gugash Magani nuk do të rikthehet më në Vlorë. Këtë fakt e përforcon edhe një episod që ka ndodhur pas takimit që Magani ka pasur me Idrizin. Dje, Magani është parë në ambientet para stadiumit që të jetë përshëndetur me drejtorin Behari dhe me një përfaqësues të bordit. Takimi është shoqëruar me shtrëngime duarsh dhe përqafime, çka duket si një përshëndetje lamtumire.

Shpetim Duro Partizani

Në këto kushte, në ambientin vlonjat po flitet edhe për një trajner të ri nëse Magani nuk kthehet. Burime të rezervuara për “Panorama Sport” bënë me dije dje se është duke u lakuar emri i Shpëtim Duros për të marrë drejtimin e Flamurtarit, nëse trajneri peqinas nuk rikthehet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"