Shpërthyen me Nicën ndaj Apolonisë, ja kush do e drejtojë Laçin ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2020 | 23:29

Shpërthyen me Nicën ndaj Apolonisë, ja kush do e drejtojë Laçin ndaj Skënderbeut

Laçi është projektuar për pretendime madhore këtë sezon, por katër javët e para nuk ishin të tilla dhe për këtë arsye presidenti Pashk Laska mori vendimin për ndryshmin e “timonierit” të ekipit. Pas largimit të Armando Cungut drejtimin e ekipit e mori Stavri Nica, i cili shikohet si trajner provizor.

Nuabueze-logo

Por, që në 90-minutëshin e parë nën drejtimin e Nicës, si me buton Laçi shpërtheu ndaj Apolonisë. Kurbinasit jo vetëm që gjetën fitoren e parë në kampionat, por shpërtheu edhe reparti sulmues. Nuabueze shënoi tripletë, ndërsa Xhixha dygolësh.

Pas shpërthimit në javën e shkuar, tani kurbinasit do të kërkojnë vazhdimësinë dhe ngjitjen në renditje, ku të shtunën i pret transferta e Korçës. Edhe në këtë sfidë ekipi do të drejtohet nga Stavri Nica, i cili nëse ka rezultate, mund të vijojë më gjatë në drejtim. Trajneri durrsak pas fitores me Apoloninë pohoi se Laçit i duhet një trajner më energjik, por e la të hapur edhe rrugën e bashkëpunimit me presidentin Laska me ekipin në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"