Shpërthimi pranë banesës së Armand Dukës, reagon Meta: Dënoj me forcë aktin terrorist! Të ndalohen dhe të vihen para drejtësisë autorët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2022 | 23:18

Shpërthimi pranë banesës së Armand Dukës, reagon Meta: Dënoj me forcë aktin terrorist! Të ndalohen dhe të vihen para drejtësisë autorët

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas shpërthimit me tritol pranë banesës së kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Meta-Duka-Ademi

Postimi i Metës:

Dënoj me forcë aktin terrorist në familjen e Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, z.Armando Duka dhe u bëj thirrje të gjithë institucioneve ligjzbatuese të zbardhin me transparencë këtë ngjarje shumë të rëndë.

Një akt i tillë kriminal, në vijim të dhunës verbale, shantazhit dhe presioneve publike, shton emergjencën për ndalimin sa më parë dhe nxjerrjen para drejtësisë të frymëzuesve dhe autorëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"