“Shpërthimi” i Rodrigos, Reali ka gjetur CR7-ën e ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 13:17

“Shpërthimi” i Rodrigos, Reali ka gjetur CR7-ën e ri

Rodrigo Goes ka shkëlqyer që nga futja në skuadrën e parë të Real Madridit këtë sezon, por vendi i tij në fushë po ndikon edhe në rezultatet e “Los Blancos” në mënyrë pozitive. 

rodrigo

Në shtatë ndeshjet që Rodrigo ka zhvilluar deri në këtë pikë të sezonit, ekipi i drejtuar nga Zinedin Zidan ka fituar gjashtë dhe barazuar një nga shtatë takimet e luajtura, me fitoren më të fundit që ishte ajo 3-1 ndaj Klub Bryzhit të mërkurën në mbrëmje. Rodrigo po bën përshtypje gjithnjë e më shumë me secilën performancë. 18-vjeçari ka shënuar gjashtë gola (dy në kampionat dhe katër në Champions League), gjë që e bën atë golashënuesin e dytë më të mirë të Los Merengues, vetëm pas Benzemasë që udhëheq me 15 realizime.

Për herë të parë Rodrigo luajti pranë Eden Hazardit dhe Karim Benzemasë dhe madrilenët fituan bindshëm ndeshjen e parë në Champions pasi ishin turpëruar nga PSG-ja dhe kishin barazuar me formacionin belg. Pikërisht një muaj më parë braziliani gjente golin e parë në kampionat kundër Osasunës, çka i mundësoi të niste si titullar pikërisht ndeshjen e sipërpërmendur kundër Gallatasarajit.

Paraqitje pozitive dhe përsëri në formacion në sfidën pasardhëse kundër Leganesit ku gjeti golin pas 7 minutave nga vërshëllima e fillimit të takimit. Pas suksesit në Champions në mesjavë, Realin e presin dy përballje tepër vendimtare në kampionat. Të dielën do të jetë radha e “El Classico”-s, teksa tri ditë më pas “Los Blancos” do të sfidojnë Valencian. Përveç fitoreve, synimi i Rodrigos është që të jetë mes titullarëve dhe mundësisht vendimtar. Zinedin Zidan po i beson çdo ditë e më shumë, teksa Florentino Perez po fërkon duart pasi me sa duket Reali i Madridit ka gjetur më në fund pasuesin e Kristiano Ronaldos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"