Shpërthimi i Kornavirusit në vend, Kosova pezullon aktivitetet sportive, por futbolli…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 18:42

Shpërthimi i Kornavirusit në vend, Kosova pezullon aktivitetet sportive, por futbolli…

Në Kosovë ka shpërthyer përsëri Koronavirusi, teksa së fundmi është regjistruar një numër i madh të prekurish dhe viktimash.fadil vokrri

Pikërisht kjo situatë e krijuar, ka detyruar qeverinë të rikthejë edhe njëherë masat shtrënguese, në mënyrë që qytetarët të mos rrezikojnë më shumë. Në serinë e masave të marra, qeveria ka njoftuar edhe mbylljen e të gjithë aktiviteteve sportive në këtë vend.

Megjithatë përjashtim bën vetëm futbolli, me Superligën e Kosovës dhe Kupën që do ët vazhdojnë të luhen. “Në vazhdim të masave tjera të luftimit dhe parandalimit të COVID-19, qeveria ka pezulluar veprimtarin e çerdheve publike dhe private: aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë, të publikuar nga “Gazeta Olle”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"