Shpërthimi i Kontes pas humbjes me Bolonjën, zbulohen 6 lojtarët që do largohen nga Interi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 16:42

Shpërthimi i Kontes pas humbjes me Bolonjën, zbulohen 6 lojtarët që do largohen nga Interi

Interi u mposht me përmbysje nga Bolonja ditën e djeshme në shtëpi, me miqtë që ndonëse gjatë gjithë pjesës së dytë ishin me 10 lojtarë, i morën një fitore të madhe zikaltërve.inter

Pas përfundimit të ndeshjes trajneri Antonio Konte u shfaq shumë i irrituar, ku sipas mediave italiane të bërtiturat e trajneri në dhomat e zhveshjes ishin të mëdha.

Pikërisht sipas “La Gazzetta dello Sport”, te Interi do të ketë një revolucion në verë, ku 6 lojtarë janë të sigurt se do të largohen.

Bëhet fjalë për Godin, Vesino, Galjardini, Biragi, Mozes, Borha Valero dhe Sançez. Konte do të kërkojë një skuadër konkurruese për sezonin tjetër dhe për këtë arsye kërkon lojtarë të mëdhenj në ekip.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"