Shpërthimi i Kontes nuk ndryshon planet, Marota i thotë “jo” trajnerit për mesfushorin e Barcelonës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2019 | 12:54

Shpërthimi i Kontes nuk ndryshon planet, Marota i thotë “jo” trajnerit për mesfushorin e Barcelonës

Shpërthimi i Kontes pas humbjes me Dortmundin, nuk i ndryshon planet e klubit. Trajneri ka kërkuar lojtarë me eksperiencë në arenën ndërkombëtare, por duket se dëshirat e tij nuk do të plotësohen.

konte marota

Sipas asaj që raporton “La Repubblica”, Marota konfirmoi para trajnerit se pronarët e Interit, nuk kanë ndërmend të marrin në skuadër dhe të paguajnë lojtar mbi moshën 30-vjeçare, siç është rasti i Vidalit, apo Rakitiçit.

arturo-vidal-fc-barcelona-1539330070-18205

Klubi duket se ka një strategji të qartë për të rinovuar ekipin me lojtarë të rinj si: Barela apo Sensi.

Tashmë mbeten të shihen lëvizjet e klubit në merkaton  e janarit, që pritet të jetë tepër aktive në kampin zikaltër.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"