Shpërthim uji dhe britma trajnerësh, ja pikantet e ndeshjes Kamza-Kastrioti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2018 | 22:06

Shpërthim uji dhe britma trajnerësh, ja pikantet e ndeshjes Kamza-Kastrioti

Kamza-Kastrioti ishte ndeshja e dytë radhazi që vendësit luanin pa tifozë, për shkak të dënimit të fushës që nga sezoni i kaluar. Masat kanë qenë shumë të rrepta, teksa delegati i FSHF-së, Bujar Pregja, u ka kërkuar stjuartëve që të mos lejonin asnjë person pa emrin në listë dhe pa kartën e identitetit. Po ashtu, policia private ka larguar edhe rreth 50 tifozë që ishin në tarracën e një shtëpie pranë stadiumit. Britmat e trajnerëve ishin ato që u dëgjuan më shumë, teksa “Panorama Sport” sjell të gjitha pikantet e takimit të djeshëm në Kamzë.

kamzaa

* Pa nisur takimi, gabimisht është hapur një nga rubinetat e impiantit vaditës në qëndër të fushës, duke lagur delegatin dhe kamerat.

* Trajneri i Kamzës, Klodian Duro, është fiksuar gjatë pjesës së parë me malazezin Ognjen Roloviç. “Rolo, Rolo”, – ishin thirrjet e elbasanasit, që udhëzonte shpesh sulmuesin, i cili ia shpërbleu me gol. Pas çdo veprimi të saktë, Duro u thoshte lojtarëve: “Bravo, bravo”.

* Në minutën e 12-të, Malaj i Kamzës dhe Mziu i Kastriotit përplasen fizikisht, por ndërhyrja e lojtarëve të tjerë qetësoi gjithçka.

* Trajneri Plori vazhdimisht jepte këshilla për kapitenin Lila, ndërsa arbitri i katërt kishte punë me zv.trajnerin Gëzim Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"