Shpërthim tritoli në banesën e ish- basketbollistit të Vllaznisë, 4 vjet më parë u arrestua për…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 6, 2020 | 8:11

Shpërthim tritoli në banesën e ish- basketbollistit të Vllaznisë, 4 vjet më parë u arrestua për…

Shpërthim i fortë tritoli në Shkodër.  Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të natës dhe sipas të dhënave të para mësohet se shpërthimi ka ndodhur në banesën e ish- basketbollistit të Vllaznisë Nikolin Arra në Shkodër, raporton “News 24”.

Nikolin-Arra-490x342

Për fat nga shpethimi nuk ka pasur persona të lënduar, pasi siç mesohet, Nikolin Arra dhe familja e tij ndodhen në SHBA dhe Irlandë.

Rreth 4 vjet më parë ai është arrestuar gjatë operacionit ‘Evazioni’ për mosmarrje të masave të duhura administrative ndaj subjekteve tregtare që ushtronin aktivitet tregtar në kundërshtim me ligjet tatimore.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"