Shpërthen sulmi i Kastriotit, Patrik Bardhi shënon tripletë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2019 | 10:57

Shpërthen sulmi i Kastriotit, Patrik Bardhi shënon tripletë

Kastrioti prej disa ditësh ndodhet në Ohër, ku po kryen fazën përgatitore. Krutanët luajtën dje një miqësore me Flamurtarin e Ladorishtit, që merr pjesë në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut. Kastrioti fitoi bindshëm 6-0, ku serinë e golave e hapi Patrik Bardhi në minutën e 16-të.

kastrioti

Dhjetë minuta më vonë ishte sërish Bardhi që dyfishoi, ndërsa për golin e tretë mendoi Klejdi Daci në minutën e 40-të. Edhe në pjesën e dytë krutanët ishin superiorë, sërish Daci shënoi në portën kundërshtare. Loja ishte e tëra nën kontrollin e krutanëve dhe në të 77- ën, Pepa gjeti rrugën e rrjetës, duke e thelluar rezultatin në 0-5.

patrik bardhi

“Vulën” e vuri Patrik Bardhi, i cili u bë protagonist i kësaj miqësoreje, pasi në të 82-ën realizon golin e tretë personal dhe të gjashtin për Kastriotin. Me shifrat 0-6 u mbyll kjo miqësore dhe lajmi i mirë për trajnerin Ndreu është shpërthimi i sulmuesve.

MERKATO

Në numrin e djeshëm të “Panorama Sport”, tekniku Ndreu deklaroi se pret edhe 2-3 lojtarë. Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se krutanët kanë arritur akordin me sulmuesin Spartak Ajazi, i cili e konfirmoi akordin me klubin e Kastriotit. Ajazi ka luajtur në shumë skuadra në Kategorinë e Parë dhe pritet të udhëtojë ditën e sotme drejt Ohrit për t’iu bashkuar ekipit në stërvitje.

Bujar Balliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"