Shpërthen Shkëlqim Muça: Kombëtarja nuk përdoret për interesa personale, kush “var” turinjtë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2018 | 18:37

Shpërthen Shkëlqim Muça: Kombëtarja nuk përdoret për interesa personale, kush “var” turinjtë…

Trajneri i njohur në Shqipëri, Shkëlqim Muça, i ftuar në emisionin “Ëndërr Kuq e Zi” në Rtsh, deklaroi se ekipi ka ende mangësi, dhe se duhen lojtarë që të mos varin turinjtë nëse nuk luajnë.

shkelqim muca

“Kjo ndeshje ka nxjerrë në dukje shumë mangësi tek ekipi jonë. Kam qenë skeptik që në fillim me këto lojtarë që kishim. Ato lojtarë që ishin në fushë nuk kanë shumë cilësi, dhe grupi nuk ka grintën e duhur, nuk ishim të organizuar mirë në mbrojtje dhe në sulm. Edhe në mbrojtje kemi hapësira të shumta. Në Kombëtare duhet të ketë lojtarë që japin maksimumin për ekipin. Në ekip kombëtar nuk ka emra, por ka dëshirë. Nëse një lojtar nuk e fut për 10 minuta, dhe ai var turinjtë, atë lojtar nuk duhet ta grumbullojmë më. Lojtarët që vijnë për interesat e veta, që e përdorin si trampolinë, për ndonjë kontratë, nuk duhet të vijnë. Në Kombëtare vijnë vetëm ata që e ndjejnë fanellën.” – deklaroi Shkëlqim Muca.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"