Shpërthen Morbideli dhe Rosi: Zarko është një gjysëm vrasës, nuk i ka për herë të parë këto gjëra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2020 | 19:40

Shpërthen Morbideli dhe Rosi: Zarko është një gjysëm vrasës, nuk i ka për herë të parë këto gjëra

Një aksident i frikshëm ndodhi në Moto Gp, në garën e Austrisë. Zarko dhe Morbideli u bënë pjesë e një aksidenti mjaft të rëndë ku rrezikuan edhe jetën e pilotëve të tjerë.

moto gp aksidenti

Pas këtij aksidenti ka folur piloti italian Morbideli i cili e ka cilësuar Zarkon si gjysëm vrasës. “Zarko është një gjysëm vrasës”, tha Morbideli për “Sky Sport Italia”. “Unë jam mirë por ishte shumë e rrezikshme. Ai rrezikoi edhe Vinalesin dhe Rosin që ishin prapa nesh. Të frenosh në atë mënyrë kur je duke ecur me 300 kilometër në orë do të thotë që nuk do t’ia dish për pilotët e tjerë”, përfundoi Morbideli. Edhe Rosi e ka akuzuar Zarkon. “Kjo që ndodhi ishte e qartë, pasi nuk donte që të parakalohej dhe i frenoi para. Është një i çmendur dhe nuk e ka herën e parë që bën gjëra të tilla.

Sot ishte vërtetë shumë e vështirë dhe jam akoma pak i shokuar. Pashë të vinte drejt meje hija dhe kujtova se ishte e helikopterit, por të them të drejtën pata shumë frikë, kur pashë motorët që më fluturuan ngjitur”.

This is scary. #MotoGP #AustrianGP pic.twitter.com/I4nszLTv62


PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"