Shpërthen Milinkoviç: Lojtarët në ëndrra, nuk mund të luajnë me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2017 | 18:26

Shpërthen Milinkoviç: Lojtarët në ëndrra, nuk mund të luajnë me ne

Trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, i cilëson si egoistë lojtarët e tij dhe paralajmëron se një pjesë e tyre nuk do të jenë pjesë e skuadrës në sezonin e ardhshëm. Në deklaratën e dhënë për “Gol pas Goli” pas humbjes përballë Laçit, ai theksoi se gjirokastritët nuk kanë siguruar ende mbijetesën.

milinkovic

Për humbjen

“Ne nuk mund të fitojmë dhe kështu ndihmojmë kundërshtarin. Kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen, por disa lojtarë janë egoistë dhe kjo është arsyeja pse humbëm sot.”

Për egoizmin e lojtarëve

“Shumë lojtarë mendojnë për veten dhe fuqia jonë deri më sot ka qënë skuadra. Disa mendojnë se janë yje dhe duan të luajnë për veten, në këtë mënyrë ne nuk jemi më ekipi që ishim më parë.”

Për rënien e lojës së ekipit në krahasim me ndeshjet e mëparshme

“Në çdo ndeshje po ndryshojmë formacionin, nëse mbani mend kur luanim mirë kishim të njëjtin formacion çdo ndeshje, por sot kishim shumë mungesa. Ata lojtarë që luanin sot duhet të tregonin që e meritojnë vendin në ekip, por për fat të keq shumë nga ata nuk mund të luajnë me ne.”

Për objektivin deri në fund

“Shumë mendojnë se kampionati mbaroi para një muaji dhe janë në ëndrra, por futbolli është një lojë që duhet të jesh i përqendruar deri në fund dhe fundi është më 27 maj. Iu thashë pas humbjes me Flamurtarin që nuk jemi të sigurt, por kam frikë se do të jetë vonë për në kur të fillojmë të luajmë për të marrë 3 pikët që na sigurojnë mbijetesën.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"