Shpërthen Milinkoviç: Barazuan me dorë. Luftëtari tani duhej të ishte 60 pikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2017 | 18:54

Shpërthen Milinkoviç: Barazuan me dorë. Luftëtari tani duhej të ishte 60 pikë

Trajneri i Luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, ka shpërthyer në akuza të ashpra pas barazimit 1-1 ndaj Teutës. Sipas tij, situatën e kanë komplikuar gjykimet e dhe në “Gol pas Goli” ai deklaroi se ekipi i tij tashmë duhej të kishte 60 pikë dhe të mos ishte i rrezikuar për mbijetesë.

milinkovic

Për tensionin në mbyllje të ndeshjes

“Të jem i sinqertë pashë deri në momentin e golit, pasi kur ata shënuan unë u largova nga fusha ndaj nuk mund të bëjë koment për gjëra që nuk i pashë”.

Për golin barazimit

“Asnjë koment, çdokush ka shansin të shohë vetë”.

Për dy fytyrat e ekipit dhe për tensionin me të cilin u përjetua ndeshja

“Pjesa e parë nuk ishte e mirë, e pranoj. Ishim nën trysni të madhe, pasi për shumë lojtarë është hera e parë që luajnë ndeshje kaq të rëndësishme. E dinim që me tre pikë sot siguronim vendin e katërt për Europën dhe ishim me shpresa, por lojtarët nuk i rezistonin trysnisë.

Në pushim u munduam t’i qetësonim, mendoj se shihej që luajtëm më mirë në pjesën e dytë. Shënuam një gol por e patë se çfarë ndodhi në shtesë. Në fillim ishin 5 minuta shtesë dhe shkoi në 7. Vetëm gjyqtari e di pse. E patë edhe golin, në hendboll është mirë kur shënon me dorë, por në futboll jo”.

Për situatën në vazhdim në kampionat

“Nuk e di se si do të sillen lojtarët pas kësaj ndeshje, se janë, njerëz kanë ndjenja. Është një goditje jo vetëm në aspektin e futbollit. Shpresoj që me këto 41 pikë të mbijetojmë në kampionat. I llogaritëm edhe sot, por nuk është në dorën tonë. Po të jetë në dorën tonë, Luftëtari do të kishte 60 pikë. Nuk dua të them se kush është përgjegjës, por kemi humbur shumë pikë kështu”.

Për aktivizimin e Bregut në pjesën e dytë

“Fillimisht dua të them se Bregu ishte 10 ditë i dëmtuar dhe pritëm të shihnim nëse ishte i nevojshëm aktivizimi i tij. Pas pjesës së parë e pamë që na duhej dhe e futëm”.

Për Europën

“Sigurisht janë edhe dy ndeshje të tjera, por kemi provuar që mund t’i fitojmë. Shpresojmë që të kthehemi mirë nga ana psikologjikë dhe të pretendojmë në këto dy ndeshje që të luftojmë për vendin e katërt”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"