Shpërthen menaxheri i Hysajt: Flisni vetëm kur bën gabime, është më e dobishme të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 10:44

Shpërthen menaxheri i Hysajt: Flisni vetëm kur bën gabime, është më e dobishme të…

Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj, është aktivizuar në krahun e majtë të mbrojtjes në 2 ndeshjet e fundit të Napolit duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Në lidhje më këtë gjë ka folur edhe menaxheri i shkodranit, Mario Xhufredi, i cili në një prononcim për “Radio Marte” ka vlerësuar paraqitjen e shqiptarit duke kritikuar të gjithë ata që flasin vetëm kur Hysaj bën gabime.

hysaj1-470x333

“Hysaj ka luajtur në dy ndeshjet e fundit në të majtë dhe ka bërë mirë, por fatkeqësisht flitet vetëm kur një lojtar bën keq dhe komentohen gabimet. Ne e pranojmë edhe këtë, nuk është problem. Është më e dobishme të jesh kthyer në mbrojtësin e 13-të në Europë referuar vlerës. Kritikat nuk na interesojnë”, u shpreh Xhufredi.

IMG_2474

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"