Shpërthen Latifi, 4 gola në 25 minuta për të mbyllur gojët e kritikëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2018 | 16:08

Shpërthen Latifi, 4 gola në 25 minuta për të mbyllur gojët e kritikëve

Liridon Latifi ka dhënë një përgjigje të menjëherëshme ndaj trajnerit të tij që nuk preferon ta ketë më në 18-çen e parë me Pushkash Akademi, ku ai u transferua nga Skëndërbeu. Trajneri Pinter e ka bërë të qartë se për sa kohë ai të jetë trajner i ekipit, Latifi nuk ka vend aty.

latifi
Ndërkohë ish-lojtari i Skënderbeut militon në kategorinë e 3-të hungarese me ekipin e dytë të Pushkas Akademi. Ndeshjen e sotme madje ai ka shënuar 4 gola në vetëm 25 minuta në fitoren që ekipi i tij ka arritur ndaj Perutz me rezultatin 5-2. Me këtë performacë ai kërkon ti tregojë trajnerit se e gjitha ka qenë një gabim i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"