Shpërthen Koronavirusi te klubi i Serisë A, bëhen 7 të infektuar. Rrezikohet ndeshja e fundjavës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 16:43

Shpërthen Koronavirusi te klubi i Serisë A, bëhen 7 të infektuar. Rrezikohet ndeshja e fundjavës

Te Torino ka shpërthyer Koronavirusi, teksa ka shkuar në 7 numri i të prekurve në skuadër.

FC Torino - Bologna

Pas testeve të kryera së fundmi, në klubin granata janë zbuluar edhe 4 raste të tjera, duke e çuar kështu në 7 numrin e të prekurve.

Në këtë mënyrë rrezikohet ndeshja e fundjavës në Serinë A, ku Torino do të luajë me skuadrën e Sasuolos. Momentalisht ende nuk një vendim se çfarë do të ndodhë, por në mediat italiane qarkullon lajmi se ndeshja mund të shtyhet për një ditë tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"