Shpërthen Dosti: Mashtrime me anglezë, klubi mbeti jetim. Turp dhe vetëm turp!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2017 | 13:43

Shpërthen Dosti: Mashtrime me anglezë, klubi mbeti jetim. Turp dhe vetëm turp!

Trajneri i Elbasanit, Muharrem Dosti, ka qenë kritik dhe e ka paralajmëruar prej kohësh një fund të tillë të Elbasanit. Pas takimit të djeshëm, tekniku i verdhebluve, Muharrem Dosti, shpërtheu duke deklaruar:

Muharrem Dosti

“Nuk ka më turp dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo ka një faturë dhe gjithkush duhet të mbajë përgjegjësitë, ashtu si dhe unë përgjegjësitë e mia. Është një faturë e shtrenjtë, duke e lënë ekipin tonë jetim, pa asnjë mbështetje vetëm me mashtrime jo vijnë anglezët sot, jo nesër dhe futbollistët tanë janë katandisur si jo më keq pa mbështetje dhe pa asnjë përkrahje.

Kjo duhet të sjellë një analizë të thellë dhe të gjithë të mbajnë përgjegjësitë e veta duke dalë përballë gjithë atij publiku e të tregojnë arsyet. Është për të ardhur keq që të ndodhë kjo gjë, por në futboll ndodhin. Kemi bërë sa mundëm këtë sezon, ashtu sikurse unë kam përgjegjësitë e mia po ashtu edhe të tjerët që janë përgjegjës direkt duhet të japin llogari për këtë që ndodhi. Turp dhe vetëm turp!”, përfundoi prononcimin e tij tepër i zhgënjyer trajneri elbasanas.

Tashmë do të shihet gjatë ditëve në vazhdim se cila do të jetë e ardhmja e skuadrës verdheblu. Pritet të ketë një analizë të thellë për atë që ndodhi dje me Elbasanin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"