Shpërthen dhuna në rrugët e Tiranës, policia shoqëron në komisariate ultrasit problematikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 23:20

Shpërthen dhuna në rrugët e Tiranës, policia shoqëron në komisariate ultrasit problematikë

Pas përplasjeve të shumta në rrugët e kryeqytetit mes grupeve të tifozerive dhe efektive të policisë kanë nisur edhe shoqërimet e para.

saddddddd

Burime bëjnë me dije për Panorama.al se në Komisariatin nr. 3 në Tiranë janë dërguar me furgon policie tre tifozë të cilët dyshohet se janë përfshirë në akte dhune në rrugët e kryeqytetit.

Nuk dihet ende se cilës skuadër i përkasin ata pasi përplasjet janë shtrirë në disa zona të ndryshme të Tiranës. Ndërkohë që policia ndodhet në terren për të mbajtur nën kontroll situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"