Shpërthen Braçe: Urdhër për të ndëshkuar Partizanin, edhe Gjici i përfshirë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2017 | 10:50

Shpërthen Braçe: Urdhër për të ndëshkuar Partizanin, edhe Gjici i përfshirë

Deputeti socialist, Erion Braçe, ka reaguar pas ndeshjeve të mbrëmshme me statusin e zakonshëm në rrjetet sociale, ku është shprehur me mllef ndaj një sistemi që sipas tij po paracakton garën nëpërmjet vendimeve të gjyqtarëve. Ai ka vazhduar të akuzojë presidentin e FSHF-së, Armand Duka, se po dënon me qëllim Partizanin, ndërsa i ka premtuar luftë këtij të fundit.

brace

STATUSI I BRAÇES

Urdhëroni;

KY ËSHTË KRIMI I SOTËM I SISTEMIT KRIMINAL QË KONTROLLON FUTBOLLIN NË SHQIPËRI!

Të dyja ndeshjet e një gare, Kukësi-Korabi dhe Flamurtari-Partizani, u paravendosen nga gjyqtarët e caktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Shihini fotot;

Në të parën është penalltia dhënë Kukësit sot, topi as që prek duar por bythën e lojtarit të Korabit; ky është një zhvillim krijues i çdo rregulloreje të futbollit!

kukesi penallti

Në të dytën e të tretën është penalltia që iu mohua Partizanit; Ekuban shqyhet prej bluze, mbahet prej saj, pengohet me këmbë dhe nuk i jepet penallti!

partizani penallti 1 partizani penallti 2

Tani krahasojini këto penallti;

Atë që i është dhënë Kukësit dhe atë që i është mohuar Partizanit.

Ja bëjnë muuuuuuu!

Këto nuk janë kurrë gabime njerëzore!

KY ËSHTË URDHËR!

Urdhër për të gjykuar dhe vendosur kështu!

Urdhër për të ndëshkuar Partizanin!

Pas “kërcënimit” të “Të Madhit” ndaj gjyqtarëve, i vetmi që e jep këtë urdhër është ai “I Madhi” i Federatës!

Ka vrarë përfundimisht garën në tre javët e fundit, në një krim të përsëritur ndaj futbollit shqiptar, në mënyrën më të hapur të mundshme, të qëllimtë dhe duke paracaktuar fituesit dhe humbësit!

Si çdo vit në shtatë vitet e fundit! Tani është luftë ndaj luftë do ketë! E kërkoi vetë dhe do e marrë!

Duhet shembur sistemi i Federatës dhe kjo do të ndodhë, njëherë e përgjithmonë e pa kthim.

Më mirë të mos luhet futboll se sa me futbollin të mashtrohet një komb i tërë, të bëhet krim duke vrarë pasionin e çdo futbollisti sot dhe ëndrrat e çdo fëmije nesër!

brace 2

Më pas, i ngacmuar nga komentuesit për rolin e presidentit të Kukësit, Safet Gjici, i cili është kandidat për deputet i Partisë Socialiste, Braçe nuk është kursyer as ndaj këtij të fundit.

“Ore b…, po c’më kujtoni se s’po e marr vesh? Po ku hyn partia këtu? Po të gjithë, përfshi edhe Gjicin janë pjesë e kësaj gare të paracaktuar!! Madje ky është përfitues. Por kjo lodër ka shtatë vjet që luhet dhe e luan Armando Duka qartësisht. Si nuk e kuptoni që veç ky e jo ndonjë president i veçantë e kontrollon këtë, vendos për çdo gjë. Po vjet- t’u pyes, Gjici apo Duka e bën lojën?”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"