Shpërthen Alban Byzhyti: Dedja një i “vdekur” që e ringjallëm, na mori këpucët e futbollit borxh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2018 | 10:34

Shpërthen Alban Byzhyti: Dedja një i “vdekur” që e ringjallëm, na mori këpucët e futbollit borxh

Alban Byzhyti, një nga “veteranët” e ekipit të Lushnjës, është shprehur se trajneri Dedja ka dashur të dëmtojë Lushnjën duke kërkuar lojtarë që nuk i duheshin ekipit. “Konflikti ka nisur në momentin kur trajneri ka dashur të largojë nga ekipi Xhafën dhe Korreshin, që janë dëmtuar në fushë duke luajtur. Ata kanë bërë gjurin operacion dhe e kanë bërë me lekët e tyre. Kanë paguar nga 5000 euro. Nuk është njerëzore që t’i largosh, sepse janë të dëmtuar.

Byzhyti

Pastaj ka kaluar me mua dhe me Çelën. Arsyeja ishin lojtarët që solli në provë, në Durrës, që i mori nga gjithë Shqipëria dhe nuk ishin më të mirë se ne. Po të ishte njëri më i mirë se ne, unë do të isha larguar i pari. Ka dashur të marrë lojtarë nga Tirana dhe rrethet e tjera për të bërë ndonjë nder.

Dedja-Lushnje

Trajneri Dedja ka 10 vjet që nuk trajnon asnjë ekip në Shqipëri. Nga një i ‘vdekur’ që ishte, ne e ringjallëm përsëri. Të mos na tregojë se e do shumë tifozërinë e Lushnjës sepse kur ka qenë trajner i Bylisit, në vitin 1999, këtu në Lushnjë e ka çarë vetë kokën te pankina, ka dashur të dëmtojë Lushnjën dhe e bëri sepse mori ndeshjen në tavolinë. Erdhi pas 10 vitesh në Lushnjë dhe nuk kishte as kronometër dhe as këpucë sporti.

Alban Byzhyti

Na i ka marrë neve borxh. Nëse do të ketë sukses me ndonjë ekip tjetër unë do të jem i pari që do t’i kërkoj falje. Do ta shikojmë se kë ekip do të marrë dhe çfarë suksesi do të ketë. Në këto 16 vjet, me sa mundësi që kemi pasur, e kemi futur Lushnjën në Superiore. Trajnerit Dedja, i cili kishte 10 vjet pa ekip, do t’i uroja suksese në jetë”, u shpreh Byzhyti.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"