Shpërthen Ahmataj: E çfarë s’po na dëgjojnë veshët, hajdutit i thuhet njësh dhe të ndershmit budalla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 13:02

Shpërthen Ahmataj: E çfarë s’po na dëgjojnë veshët, hajdutit i thuhet njësh dhe të ndershmit budalla

Kamza do të përballet nesër me Partizanin, në “finalen” ku do të përcaktohen edhe fatet e mbijetesës. Skuadra e trajnerit Ahmataj luan sezonin në “Selman Stërmasi”, teksa nuk kanë munguar as akuzat ndaj rivalëve.

Në një prononcim për “Supersport” tekniku nga Elbasani tregon se në ditët e sotme hajdutit i thuhet njësh, ndërsa të ndershmit budalla.

ahmataj

“Shumë e vështirë për Kamzën, sepse luajmë kundër Partizanit një skuadër që ka luajtur futboll shumë të mirë në fazën e fundit dhe është përmirësuar goxha. Ne do japim maksimumin sepse është finalja e sezonit. Finalet luhen gjithmonë në fund.

Nuk e kam pasur asnjëherë skuadrën e plotë në të gjithë këtë periudhë për arsye dëmtimesh për arsye kartonash dhe kjo na ka vënë shumë në vështirësi. Në ndeshjet më deçizive që kemi pasur brenda na ka munguar Plaku dhe kemi çeduar.  Shpresojmë që të rikuperojmë sa të kemi të mundur nga lojtarët e dëmtuar.

Akuzat për favorizimin e rivalëve?  Po në këto momente çfarë nuk po na dëgjojnë veshët. Kjo është e turpshme. Në ditët e sotme hajdutit po i thuhet se është njësh, kurse njerzit që punojnë dhe janë të ndershëm, janë budallenj”, u shpreh Ahmataj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"