Shpërthejnë Zidan dhe Varan: Arbitrat bëjnë punën, ne i meritojmë fitoret

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 10:33

Shpërthejnë Zidan dhe Varan: Arbitrat bëjnë punën, ne i meritojmë fitoret

Madrilenët nuk shqetësohen për ato që ndodhin jashtë fushës së lojës, por kujdesen që të bëjnë detyrën në fushë dhe t’i fitojnë ndeshjet. Kjo ishte logjika e deklaratave të Zinedin Zidanit dhe mbrojtësit Rafael Varan, të cilët theksuan se do t’i luajnë si finale edhe këto ndeshjet e mbetura për të marrë titullin.

Guardiola-is-the-best-technician-in-the-world-Zinedine-Zidane.img

ZIDAN– Reali po ecën i sigurt drejt titullit, por Zidan dëshiron që ta mbajë të karikuar skuadrën e tij deri në fund. “E kam thënë gjithmonë që ende nuk kemi fituar. Më pëlqen ecuria dhe dëshiroj që të vazhdojmë kështu deri në fund. Për mua kemi edhe 3 finale. Skuadra është në formë dhe e qetë.

VAR? Më vjen inat që gjithmonë i lidhin fitoret tona me arbitrat. Ne kemi fituar me meritë në fushën e lojës dhe teknologjia për këtë është që të ndihmojë arbitrat. Por nuk do të flas për tema të tilla. Nuk dua të bëj polemika”, tha Zidan.

VARAN– Menjëherë pas ndeshjes ka folur mbrojtësi i Realit, Rafael Varan. Ai thotë se skuadrës nuk i interesojnë aspak vendimet e arbitrave dhe polemikat që krijohen pas çdo ndeshjeje. “Jemi të kënaqur me ecurinë tonë. Do të vazhdojmë të punojmë me idenë që kemi 3 finale dhe do t’i fitojmë për të marrë titullin. Vlerë? Fakti që po vazhdojmë të fitojmë disa ndeshje radhazi, është diçka e rëndësishme. Por ne e dimë që duhet t’i fitojmë të gjitha.Raphael-Varane-678488

Polemikat? Ajo që ndodh jashtë skuadrës nuk na intereson. Ne jemi të fokusuar për t’i fituar ndeshjet tona dhe për të dhënë gjithçka në fushën e lojës. Në fushën e lojës ka gjithmonë momente të diskutueshme dhe për këtë është VAR-i. Por ne nuk e kontrollojmë. Sekreti? Ne jemi në formë të mirë. Të gjithë lojtarët kanë besimin e trajnerit dhe futen në fushë për të dhënë gjithçka”, ka thënë Rafael Varan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"