Shpërndanë pamjet makabre të kufomave të Kobit dhe Xhianës, nis gjyqi i Vanesa Brajant kundër policisë së Los Anxheles

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2022 | 13:48

Shpërndanë pamjet makabre të kufomave të Kobit dhe Xhianës, nis gjyqi i Vanesa Brajant kundër policisë së Los Anxheles

Gjyqi mes Vanesa Brajant dhe policisë së Los Anxheles ka nisur këtë javë me caktimin e anëtarëve të jurisë civile. Këta të fundit duhet të vendosin nëse të pranojnë apo jo kallëzimin penal që ka bërë bashkëshortja e të ndjerit Kobi Brajant për ngjarjen e pabesueshme ku oficerë të policisë kanë shpërndarë mes të njohurish të tyre fotot nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik i yllit të basketbollit dhe vajzës së tij, Xhiana.

2783523-57454470-2560-1440

Pas ngjarjes tragjike, u raportua për foto të kufomave nga momenti i ngjarjes që ishin shpërndarë nga policët e parë që mbërritën në vendin e aksidentit, të cilët ua kishin treguar personave që nuk kishin lidhje me investigimet. Në një rast, u raportua se një oficer policie po ia tregonte pamjet makabre të trupave të djegur apo deformuar nga aksidenti me helikopter në janarin e vitit 2020, personave civilë. në një lokal shumë larg zonës së aksidentit.

Në ngjarje e rëndë që detyroi edhe Guvernatorin e Kalifornisë, Gevin Njusom, që të firmoste një normativë ligjore që bënte të ndëshkueshme me ligj shpërndarjen nga pjesëtarët e forcave të emergjencës të pamjeve të trupave të vdekur të personave në vendngjarje. Normativa ligjore mban pikërisht emrin e Kobi Brajant.

rtyrertertr

Në gjyqin që pritet të zgjatë tre javë, Vanesa Brajant do të jetë një prej dëshmitareve, ashtu si edhe drejtuesit e policisë së Los Anxheles. Këta të fundit kanë ndërmarrë masa administrative ndaj 8 oficerëve që mendohet se u përfshinë në shpërndarjen e këtyre fotove, por tashmë duhet të përgjigjen para ligjit pse nuk e kanë ndaluar një gjë të tillë.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"