Shpërndahet buxheti për vitin 2020, Lushnja tenton ish-mesfushorin e Shpresave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 27, 2019 | 17:27

Shpërndahet buxheti për vitin 2020, Lushnja tenton ish-mesfushorin e Shpresave

Lushnja do të ketë një buxhet prej 400 mil ionë lekësh (të vjetër) për vitin 2020. Pak ditë më parë, Këshilli Bashkiak miratoi unanimisht këtë fond për klubin e futbollit. Veç kësaj shume, të ardhura të tjera që do t’i shtohen arkës së verdhejeshilëve janë ato që do të vijnë prej shitjes së biletave, donacioneve, Akademisë apo edhe nga e drejta televizive (RTSH). 

Lushnja

Në relacionin e hartuar nga presidenti Fatos Tushe, thuhet: “Subvencionim, sh.a ‘Klubit të futbollit Lushnjë 1930’, në vlerën 400 milionë lekë (të vjetër), në të cilën përfshihen pagesat e futbollistëve dhe trajnerëve, premiot, pagesat e administratës, si dhe shpenzimet operative”.

NDARJA E 400 M

Duke iu referuar ndarjes korrekte sipas muajve, disa miliona më shumë janë parashikuar që të përdoren në janar, gusht dhe shtator. Kjo vjen për një arsye të thjeshtë, pasi janë periudha që shërbejnë për zhvillimin e fazës përgatitore dhe merkatos.

SITUATA

Ajo që bie në sy, është mungesa e investimeve në infrastrukturë. Nuk është gjë e re, pasi prej vitesh gjendja e terreneve stërvitore vazhdon të jetë jashtë kritereve.

lushnja-flamurtari2-470x313-470x313-470x313

Nisur nga subvencioni i lartë, që bën Bashkia e Lushnjës, dhe realizimi 100% i shpenzimeve në total, Lushnja është një skuadër që nuk ka pasur probleme financiare. Në ekip, aktualisht paguhen 23 futbollistë, pas largimit të Allkanjarit dhe Ibrahimllarit.

gAVA

MERKATO

Nuk është lënë pas dore as merkato. Klubi ka nisur tashmë negociatat dhe emergjencë ka për qendrën e mbrojtjes dhe një mesfushor organizator. Emri i parë që del në skenë është ai i mesfushori Orgest Gava.

Orgest_Gava_-_Albania_U-21_(1)

Elbasanasi luan aktualisht në Kosovë, te Dukagjini i Klinës. I kontaktuar nga gazeta “Panorama Sport”, ai i ka pranuar kontaktet, duke lënë të hapur një rikthim të mundshëm. “Kam pasur kontakte, por është ende herët”, tha shkurtimisht 29-vjeçari.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"