Shpërdoronte vazhdimisht raste, Canaj “shëron” Hugon: Po punon shumë me mua

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2022 | 23:25

Shpërdoronte vazhdimisht raste, Canaj “shëron” Hugon: Po punon shumë me mua

Ishte vazhdimisht në qendër të kritikave, madje shpesh cilësohej edhe si “mbreti” i rasteve të humbura. Jemi duke folur për Hugo da Silvën, sulmuesin që erdhi gjatë verës te Lushnja dhe e ka gjetur vetëm 2 herë rrugën e rrjetës. Të parin në humbjen me Erzenin (më 4 dhjetor 2021) dhe të dytin në fitoren me Tomorin (më 5 shkurt 2022).

lushnja4

E megjithatë, diçka ka ndryshuar tek ai. Është shumë herë më aktiv në fushë dhe mbi të gjitha shërben për shokët. Ky transformim nuk është fort rastësor dhe këtë na e zbulon vetë braziliani. Gjatë një deklarate të dhënë për “Panorama Sport”, ai pranon se e ka “shëruar” trajneri. “Faza e dytë ka nisur shumë mirë për mua. Gjeta golin nga stoli në ndeshjen me Tomorin dhe dhashë një asist në golin e Xhymertit me Butrintin.

E ndiej veten mirë dhe në formë. Trajneri ka punuar shumë me mua dhe kjo më ndihmon. Besoj se do të shënoj sërish apo të nxjerr shokët e sulmit në pozicione goli. Po stërvitem me shumë dëshirë, pasi e di që kemi një 90-minutësh delikat këtë fundjavë. Me Besën duhet ta fitojmë. Luajmë në fushën tonë dhe nuk e diskutojmë marrjen e pikëve të plota. Po punojmë mirë dhe vetëm fitorja do të na rehabilitojë pas asaj humbjeje që pësuam në Sarandë. Pozicioni që kemi në renditje nuk na lejon të gabojmë dy herë radhazi”, deklaroi sulmuesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"