Shpërdoroi raste dhe u nervozua me tifozët, Daja e nxjerr sulmuesin jashtë fushe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2020 | 20:34

Shpërdoroi raste dhe u nervozua me tifozët, Daja e nxjerr sulmuesin jashtë fushe

Në minutën e 75-të miqësores me Pogradecin, sulmuesi nigerian i Partizanit, Theofilus Solomon, ka provokuar me veprimet e tij në një moment gjaknxehtësie futbollistët e Pogradecit në fushën e lojës. Por, e menjëhershme ka qenë ndërhyrja e trajnerit Daja, që e ka larguar sulmuesin e tij nga fusha e lojës.
Solomon
Megjithatë, edhe pas daljes nga fusha, Solomon ka komunikuar në mënyrë jo të hijshme me tifozët e pranishëm në tribunën qendrore të stadiumit “Gjorgji Kyçyku”, çka ka sjellë edhe një situatë irritimi nga ana e tyre. Gjithsesi, situata ka kaluar shpejt duke sjellë qetësinë, falë ndërhyrjes së dy drejtuesve të ekipeve. Rastet e humbura në këtë takim mbase kanë ndikuar që nigeriani të mos ishte i qetë. Trajneri Daja e ka piketuar si “pykë”, por duke parë se sulmuesit e tjerë po shënojnë, mund të ketë ndikuar te sjellja e Solomonit në fushë.

Partizani bind, shkëlqejnë Cara e Bardhi në Pogradec

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"