Shpërdoroi një rast të artë përballë Donarumës, ja si vlerësohet Ndoj nga mediat italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 12:35

Shpërdoroi një rast të artë përballë Donarumës, ja si vlerësohet Ndoj nga mediat italiane

Njëzet minuta mund të kishin ndihmuar jo vetëm Breshan për të marrë një pikë ndaj Milanit, por edhe vetë Emanuele Ndojin për të fituar pozicione në hierarkitë ekipore.News-Report-Brescia-Milan-19-20

Shqiptari u aktivizua si zëvendësues në pjesën e dytë dhe me miqtë në avantazh, pati rastin të ekuilibronte takimin.

I shërbyer në kufijtë e zonës së rreptësisë gaboi impaktin me sferën. Ky gabim njollosi edhe “dëftesën” e tij në mediat italiane të cilat e vlerësuan me 5 nën motivimin: “Krejt i vetëm shpërdoron para Donarumës. Këto janë shanset që një zëvendësues duhet të shfrytëzojë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"