Shpërdorim detyre dhe mashtrim, procedohet penalisht kreu i shoqatës së KF Erzenit dhe një anëtar (EMRAT)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 14:30

Shpërdorim detyre dhe mashtrim, procedohet penalisht kreu i shoqatës së KF Erzenit dhe një anëtar (EMRAT)

Kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, janë vendosur nën hetim me akuzë për shpërdorim detyre dhe kompetencash.

tofik-jashari-erzeni-shijak

Sipas policisë, janë proceduar penalisht shtetasit Marius Shahini me detyrë kryetar i shoqatës së Erzenit, si dhe Fundim Dollaku, anëtar i së njëjtës shoqatë.

Procedimi i tyre ka nisur për akuzën e mashtrimit, shpërdorimit të kompetencave dhe të detyrës.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"