Shpërblimi për një karrierë brilante, Erkand Qerimaj dekorohet nga Presidenti Meta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2022 | 15:59

Shpërblimi për një karrierë brilante, Erkand Qerimaj dekorohet nga Presidenti Meta

Peshëngritësi shqiptar, Erkand Qerimaj është vlerësuar ditën e sotme nga Presidenti, Ilir Meta me dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, e cila jepet për arritjen e sukseseve në disa fusha përfshirë edhe sportin.

4544354

Qerimaj u shpall kampion Europe në stilin e shkëputjes dhe nënkampion në Lojërat Mesdhetare, arritje këto që kanë sjell këtë vlerësim për peshëngritësin.

“Një ditë shumë e lumtur! Pas shume viteve punë, mund e sakrifica në 20 vjet, me medalje Mesdhetare, Europiane e Botërore, bashkuar me ngritjen dhe nderimin e flamurit kombëtar në arena ndërkombëtare, vjen vlerësimi!

Falënderoj Presidentin e Republikës, Ilir Meta, për vlerësimin me dekoratën e lartë ‘Gjergj Kastrioti Skënderbeu’! Jam shumë i nderuar të mbaj këtë dekoratë” – shkruan Qerimaj, duke publikuar edhe fotot e rastit.

 

08908000000

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"