Shpërblimi i qeverisë për Gegën pas suksesit në Botëror, ndoshta duhet rishikuar vendimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 24, 2022 | 20:32

Shpërblimi i qeverisë për Gegën pas suksesit në Botëror, ndoshta duhet rishikuar vendimi

Luiza Gega do të marrë vetëm 10 milionë lekë të vjetër shpërblim pasi zuri vendin e pestë në Botërorin e Atletikës që u zhvillua në Oregon të SHBA-së. Kështu e përcakton vendimi i Këshillit të Ministrave.

LUIZA GEGA

“Çdo sportist që renditet në vendin e pestë në një Kampionat Botëror shpërblehet me 10 milionë lekë të vjetër”. Po a është korrekte kjo? A ka nevojë që disa gjëra të rishikohen në VKM-në e qeverisë? Sepse të jesh e pesta në Botërorin e Atletikës ku marrin pjesë 200 sportistë nuk është njësoj si të jesh i pesti në një disiplinë tjetër ku marrin pjesë 15 apo 20 sportistë… Po nëse Kombëtarja e futbollit, basketbollit apo volejbollit do të dilte e pesta në botë, shpërblimi do të ishte 10 milionë lekë për të gjithë apo 10 milionë lekë secilit lojtar?

shperblimet

Pikërisht për këto arsye është e nevojshme që shpërblimet duhet të jenë të specifikuara dhe të vlerësuara nga një komision i posaçëm i një federate ose edhe i ministrisë përkatëse. Kampionë në disiplina të vështira si Gega Shqipëria i prodhon me pikatore dhe nuk mund të barazohen të gjitha sportet individuale me një vendim qeverie. Analiza duhet bërë nga specialistë në bazë të: vështirësisë së disiplinës, numrit të pjesëmarrësve në një botëror, popullaritetit ose audiencës që ka një sport, etj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"