Shpërblim special te Tomori, ja sa lekë do jepen për kokë nëse fitojnë me Maliqin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2020 | 11:17

Shpërblim special te Tomori, ja sa lekë do jepen për kokë nëse fitojnë me Maliqin

Takimi i nesërm me Maliqin, i vlefshëm për javën e 17-të, për beratasit ka një rëndësi të veçantë. Luhet në fushën e një rivali direkt dhe fitorja ka vlera të dyfishta. Për këtë arsye, në kampin e Tomorit nuk janë mjaftuar vetëm me përgatitjet brenda kuadratit të fushës së blertë. Krahas asaj që është duke bërë trajneri Kristaq Mile dhe ndihmësi i tij Droboniku për këtë sfidë, duket se në “lojë” për t’i dhënë një shtysë më tepër Tomorit është futur edhe kryebashkiaku i Beratit dhe presidenti i skuadrës, Ervin Demo.Tomori-2

Pasditen e djeshme, teksa skuadra po zhvillonte seancën e zakonshme stërvitore, ra në sy vizita surprizë e kryebashkiakut-president Ervin Demo. Ai është prezantuar përpara skuadrës me një goditje nga distanca në drejtim të njërës prej portave të stadiumit dhe më pas ka biseduar për më shumë se dhjetë minuta me futbollistët dhe teknikun Mile.

SHPËRBLIMI – Kreu i bashkisë dhe i ekipit beratas ka kërkuar angazhim maksimal nga futbollistët për ndeshjen ndaj Maliqit, që vendos shumë për ngjitjen në Kategorinë e Parë. “Panorama Sport” mëson se ai ka premtuar edhe një shpërblim të kënaqshëm në rast fitoreje, një shpërblim në shifrën e 20 mijë lekëve të reja për çdo futbollist. Po ashtu, siç është bërë me dije gjatë javës, janë marrë masat nga bashkia që për udhëtimin e tifozëve drejt Maliqit me vendosjen e dy autobusëve në dispozicion. Edhe mbështetja e tifozëve ka një rëndësi të madhe në këtë ndeshje përcaktuese.tomori delvina

Javët e fundit, Tomori, Maliqi dhe Albpetroli kryesojnë Grupin e Jugut me pikë të barabarta dhe po ecin me të njëjtin hap. Beratasit kanë shansin që këtë javë t’i mbyllin llogaritë me njërin nga këta rivalë, duke e mundur në fushën e tij, ndërsa patosarakët i presin në Berat. Nuk do të jetë e lehtë, por diferenca bëhet në ndeshjet direkte.

EDI SPAHIU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"