Shpërblim për fitoret në shtëpi, festë te Lushnja. Lojtarët marrin nga 100 mijë lekë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2018 | 22:54

Shpërblim për fitoret në shtëpi, festë te Lushnja. Lojtarët marrin nga 100 mijë lekë

Lushnja shpërblehet për fitoren me Pogradecin. Drejtuesit kanë akorduar nga 100 mijë lekë (të vjetër) për çdo lojtar pas suksesit të arritur në “Roza Haxhiu” pas 6 javëve vuajtje. Kujtojmë që verdhejeshilët u rikthyen pas dy muajsh dhe arritën që të mbyllnin fazën e parë në vendin e shtatë, duke përfituar edhe nga ndalesa e Apolonisë. Edhe një herë tjetër, skuadra ka gjetur zgjidhje prej këmbëve të kapiteni Fatjon Sefa, i cili ndaj liqenorëve realizoi të tretin gol sezonal.

Lushnja-gol-470x271

Ky sukses ka bërë me “krahë” verdhejeshilët dhe duket se paraqitja ka kënaqur edhe drejtuesit e bashkisë, e cila është aksionerja e vetme e klubit të futbollit. Nënkryetari i këtij institucioni, Gentian Nushi, njëherësh kryetar i bordit të KF Lushnja 1930 sh.a, ka falënderuar skuadrën për reagimin që skuadra pati dhe u ka konfirmuar premion. Kujtojmë që Asambleja e Përgjithshme e Askionerëve, që në këtë rast për Lushnjën është Këshilli Bashkiak, ka miratuar se çdo lojtar do marrë nga 100 mijë lekë (të vjetër) për çdo fitore në shtëpi.

ECURIA – Për fazën e parë lushnjarët lanë poshtë Apoloninë, rivalen e tyre të vjetër dhe janë vetëm tri pikë larg vendit të pestë. Bilanci prej 2 fitoresh, 5 barazimesh dhe 2 humbjesh ka bërë që ekipi i drejtuar nga Ilir Gjyla të grumbullojë 11 pikë, me një mesatare 1.2 pikë për ndeshje. Për skuadrën verdhejeshile mbetet problem shënimi i golit. Vetëm 6 gola të shënuar për fazën e parë (tre mbajnë firmën e Sefës dhe nga një kanë Sulkja, Gjyla dhe Alushi) dhe në asnjë rast skuadra lushnjare nuk ka shënuar më shumë se një gol në një ndeshje. Te Lushnja kanë një organikë prej 25 lojtarësh, megjithatë minuta deri më tani kanë marrë 17 futbollistë, ndërsa 8 të tjerët nuk e kanë bërë ende sefte. Vetëm 4 titullarë janë të pazëvendësueshëm, ndërsa Xhafa, Bejte, Sefa e Bufasi janë me 810 minuta në total.

ALBAN ALUSHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"