Shpejtësia e Karamoh dhe klasi i Rafinjës, dy “armët” e Spaletit për sprintin final

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 22:11

Shpejtësia e Karamoh dhe klasi i Rafinjës, dy “armët” e Spaletit për sprintin final

“Shpejtësi, driblim dhe aftësi për të ndryshuar ritmin e ndeshjes me lëvizjet e mira”. Kështu u ishte prezantuar Karamoh tifozëve në momentin e transferimit të tij tek Interi në ditën e fundit të merkatos verore.

27752525_10160066245005385_5782613487222168428_n

Dhe, 19-vjeçari francez (me origjinë nga Bregu i Fildishtë) i ardhur nga Kaen, në debutimin e tij si titullar në kampionat pas gjashtë muajsh me më pak se një orë në fushë, e ka mbajtur fjalën. E jo vetëm, bëri më shumë. Një gol fantastik që i dhuroi Spaletit fitoren pas dy muajsh.

JAN, “NJERIU I MASKUAR” – Vodhi skenën e “San Siro”-s, protagonist i rikthimit te suksesi i Interit në kampionat pas një serie prej gjashtë barazimesh e dy humbjesh. Karamoh ishte nxitja që u nevojitej zikaltërve, sprinti i papritur, shpejtësia për të kaluar kundërshtarin.

Karamoh

I shërbente gjallëria e tij këtij Interi që po e vuan tmerrësisht momentin “jo” të Borha Valeros e të Perisiçit, mungesën e rritjes së Vesinos dhe zhdukjen nga radarët të Brozoviçit, që tashmë po bën të flitet më shumë për gjestet e nervozizmit dhe shfryrjet drejt publikut se për veprimet në fushë.

Dhe këtu hyn në lojë Karamoh: zgjidh ndeshjen, feston duke “vendosur” maskën dhe tregon se meriton më shumë hapësirë. “Është goli më i rëndë- sishëm i karrierës sime – tha talenti zikaltër në përfundim të ndeshjes. – Tani në mendjet tona duhet të jetë vetëm Liga e Kampionëve”.

KLAS “BRAZILIAN” – Karamoh me siguri, megjithatë “zgjimin” e Interit, Jan e ndan edhe me Rafinjën, i cili u aktivizua 13 minuta pas pushimit në vend të Brozoviçit të vërshëllyer dhe i dhuroi skuadrës një marsh më shumë.

FC Internazionale v FC Crotone - Serie A

Braziliani, që dje mbushi 25 vjeç (dhe nuk munguan urimet e klubit zikaltër, megjithëse “është i ardhuri i fundit”), ndoshta do ketë një autonomi të limituar, por në fushë ndihet, e jo pak. Është ai që shërben për Karamoh asistin e golit, e përsëri ai nxjerr francezin përpara Mirantes (gabim, këtë radhë, i “baby” sulmuesit). Interi ka nevojë për intuitat e tij, për këmbët “e edukuara”.

EDER – Nota tjetër pozitive ishte Eder, shënues i golit të dytë në po aq ndeshje radhazi si titullar në mungesë të kapitenit Ikardi.

eder

Gjithashtu, rrjeta e italo-brazilianit mban kohën më të shpejtë (vetëm 1 minuta e 31 sekonda) për nga realizimi prej shkurtit 2007 (Adriano i shënonte Kievos pas 43 sekondash). Spaleti e nis nga këtu. Dhe nga kjo fitore, e këto përforcime të mirëpritura, rinis edhe gara “Champions”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"