Shpalli kampion Partizanin, Gega: S’kam armik në Shqipëri, ja e vërteta me Kukësin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2020 | 0:35

Shpalli kampion Partizanin, Gega: S’kam armik në Shqipëri, ja e vërteta me Kukësin

Ish-trajneri i Partizanit Skënder Gega u rrëfye për herë të parë pas emërimit si trajneri i skuadrës jordaneze Al-Faisali.

ilir meta skender gega

Në një prononcim për “Fan Zone”, ish-trajneri i Partizanit për sezonin e kaluar, i cili u përfol si trajneri i ardhshëm  i Kukësit pas shkarkimit të Shpëtim Duros theksoi se nuk asnjë qejfmbetje apo armiqësi në Shqipëri për mosarritjen e dakordësisë mes tij dhe drejtuesve të Kukësit për të marrë drejtimin e skuadrës verilindore.

“Firmosja me Al-Faisalin – Në Jordani më ka dërguar menaxheri dhe miku im Ilir Halili. Në Shqipëri ekipet i bëjnë vetë të gjitha, kontaktet me lojtarët dhe gjithçka tjetër. Kam ardhur në një ekip kampion dhe me shumë histori. Firmën e kam hedhur në letër përpara dy ditësh. Nëse do të duhet, duke parë edhe nevojat në klubin e ri, do të merrja çdo lojtar shqiptar që e meriton për ta sjellë këtu.

gega

Kukësi – Njeriu mëson kur kalon një moshë, nuk dua t’i kthehem gjërave. U ula me Nexhipin dhe Gjicin, ata morën vendimin e tyre dhe shpresoj t’u eci mbarë. Nuk kam asnjë armik në Shqipëri”, përfundoi Skënder Gega.

gega

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"