Shpalli Hamiltonin kampion bote dhe i hoqi titullin Masës në 2008-ën, flet piloti gjerman: Pata frikë mos më vrisnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 18:22

Shpalli Hamiltonin kampion bote dhe i hoqi titullin Masës në 2008-ën, flet piloti gjerman: Pata frikë mos më vrisnin

Kur në muajin shkurt, Felipe Masa dhe Timo Glok, kishin deklaruar se donin të garonin të dy në kampionatin brazilian, “Stock Car”, mendja e të gjithë të apasionuarve pas Formulës 1 shkoi menjëherë pas në kohë, në Çmimin e Madh të Brazilit. Gara e fundit e Botërorit të vitit 2008, në të cilën pikërisht Timo Glok i hiqte mundësinë Felipe Masës që të shpallej kampion.

glok

Në xhiron e fundit, pasi ish-ferraristi Masa kishte prerë i pari vijën e finishit, në bokset e “Kokëkuqes” kishte nisur festa, ndonëse 100 metra nga fundi, Luis Hamilton përmbys situatën. Timo Glok ishte i pesti në renditje, pikërisht pozicioni minimal që i duhej Luis Hamiltonit për t’u shpallur kampion.

Piloti i Tojotës ul gazin duke mos pasur shumë pretendime dhe nga pas kalohet nga britaniku i cili i ngrin buzëqeshjen në fytyrë Masës, familjes së tij, bokseve të Ferrarit dhe sidomos të gjithë brazilianëve të pranishëm.

Ai që u bë pa dashje arbitri i atij titulli botëror nuk pati kurajë që t’i flasë për 10 vite me radhë Felipe Masës, deri kur në vitin 2018 të dy u përballën në Interlagos.

10-5

“Mendoj se Felipe do të më vriste. Në mos ai, ndonjë i afërt me të, apo ndonjë tifoz brazilian për atë çfarë ndodhi. Por e vërteta e garës së 2008-ës nuk është se unë ula gazin për të favorizuar Hamiltonin. Madje, në xhiron e parafundit i kërkova skuadrës që të hyja në bokse, pasi gomat shumë të konsumuara ishin të rrezikshme me shiun që kishte nisur të binte. Por ata më thanë se bokset ishin mbyllur, pasi po përgatiteshin të gjithë për festën e Masës si kampion bote. Unë isha i katërti në renditje dhe mbaj mend që më kaloi fillimisht Toro Roso e Fetelit dhe Hamiltoni në kthesën e fundit. Kur u ktheva në bokse, inxhinieri im më mori me vete dhe më tha se duhej të largoheshim larg nga bokset. Më tha se Hamilton ishte shpallur kampion bote kundrejt Masës, por nuk kishte guximin të më sqaronte aty për aty influencën time në atë titull”, nënvizoi Glok.

Collage Maker-19-Sep-2022-06.16-PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"