Shpallet lojtari më i mirë francez jashtë vendit, Benzema: Panenka ndaj Sitit? Po prisja momentin e duhur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2022 | 23:40

Shpallet lojtari më i mirë francez jashtë vendit, Benzema: Panenka ndaj Sitit? Po prisja momentin e duhur

Karim Benzema ësh të shpallur lojtari më i mirë francez që luan jashtë Francës. Për sulmuesin e Realit të Madridit kjo ishte hera e tretë që e fiton këtë trofe individual. Në momentin e marrjes së çmimit, sulmuesi i Realit nuk e ka fshehur kënaqësinë. “Është gjithnjë një krenari dhe kënaqësi.

1_GettyImages-1240258549

Për më shumë nuk është një trofe që fitohet lehtë, pasi kudo në Europë luajnë lojtarë francezë të shkëlqyer”, ka thënë Benzema. Por, sulmuesi i Realit ka premtuar se nuk do të ndalet këtu dhe se objektivat e ardhshëm të tij janë dy, fitimi i Ligës së Kampioneve në finalen kundër Liverpulit dhe më pas “Topi i Artë”.

“Për çdo sulmues goli është tepër i rëndësishëm, por unë dua të tregoj se nuk jam vetëm golashënues, por që ndihmoj dhe skuadrën për të fituar trofe”, ka thënë 34- vjeçari. Gjatë një tjetër interviste për mediat franceze, pas fitimit të këtij trofeu individual, Benzema i është kthyer një prej momenteve të tij më pikante në këtë sezon në Ligën e Kampioneve, penalltinë alla “Panenka” të shënuar kundër Mançester Sitit në gjysmëfinale. Sipas tij gjithçka ka qenë e programuar, me francezin që priste momentin e duhur, ndeshjen e duhur.

E ku ka më bukur se ndaj Sitit, një prej skuadrave më të forta në botë. “Të them të drejtën e kam praktikuar prej shumë kohësh penalltinë në stilin e Panenkës. Ishte çështje kohe për ta provuar në një ndeshje, por prisja momentin e duhur. Ndaj Sitit ishte rasti ideal, një ndeshje me shumë presion. Këto ndeshje të ekzaltojnë. Të paktën këtë ndjesi më jep mua”, ka thënë Benzema për “RMC Sport”. Benzema ka shënuar 15 gola në këtë sezon në Champions, nga të cilët 10 i ka shënuar në fazën e eliminimeve direkte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"