Shpallet lista e Kombëtares U15, Memushaj: Me Maqedoninë do të japim maksimumin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 14, 2018 | 15:30

Shpallet lista e Kombëtares U15, Memushaj: Me Maqedoninë do të japim maksimumin

Është bërë e ditur lista zyrtare me emrat e futbollistëve për Kombëtaren U15. Trajneri Eqerem Memushaj ka marrë për dy miqësoret e radhës me Maqedoninë të cilat do të shërbejnë si një testim dhe do të tregojë në një farë mënyrë gjendjen e skuadrës.

memushi-18-korrik

Lojtarët e grumbulluar nga Memushaj janë shumica nga kampionati shqiptar dhe pritet që të tregojnë shumë në këto dy ndeshje. Vetë trajneri Memushaj është shprehur: “Një grumbullim dhe dy ndeshje që na shërbejnë shumë. Gjatë gjithë kësaj kohe, së bashku me stafin kemi parë lojtarë të kësaj moshe. Janë dy takime ku do të kërkojmë të bëjmë maksimumin tonë në fushë. Mbi të gjitha do jenë dy teste që do të na japin një ide shumë më të mirë për të gjithë performancën e kësaj skuadre në secilin sektor”.

lista-e-u15

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"