Shpërthen Idrizi: Skandaloze, të na thonë borxhet që kemi!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2018 | 9:42

Shpërthen Idrizi: Skandaloze, të na thonë borxhet që kemi!

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka mbetur i habitur nga vendimi që ka marrë Departamenti i Licencimit në FSHF për të mos licencuar vlonjatët që të marrin pjesë në Kupat e Europës. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai është shprehur: “Është çudi e madhe se pse nuk licencohemi?

idriziii

Për çfarë nuk e dimë. Unë pres të më thonë se për çfarë nuk e kemi marrë licencimin. Nuk kemi paguar dritat, ujin, çfarë? Kjo është çudi e madhe. Flamurtari nuk ka borxhe ndaj ish-lojtarëve apo ish-trajnerëve. Nuk ka çështje borxhi. Unë dua përgjigje dhe të më thonë përse nuk na kanë licencuar. Jam i habitur.

Madje, lajmin ju po ma thoni tani, nuk jam në dijeni fare. Kjo është skandaloze. Si nuk përmbushim ne kriteret e licencimit? Çfarë nuk kemi paguar? Ta ngulitin mirë të gjithë, te Flamurtari nuk ka lojtarë që nuk janë paguar. Nuk kemi borxhe ndaj askujt. Për hajër na qoftë”, tha Idrizi i shtangur nga vendimi i parë.

idrizi

Ndeshja- Idrizi foli edhe për zërat që flasin për tolerim të Flamurtarit në ndeshjen e javës së shkuar ndaj Partizanit. Idrizi theksoi se Flamurtari nuk ka çfarë të humbasë dhe se në ndeshjen e së shtunës provoi lojtarët e rinj. Të njëjtën gjë do ta bëjë edhe në Kukës. “Si mund të thuash që ne kemi toleruar në ndeshjen me Partizanin? Përse do të toleronim? Këtë gjë mund ta mendojnë vetëm injorantët.

flamurtari

Ne kishim dalë nga objektivat dhe ju e patë që u aktivizuan tre lojtarë të rinj. Por, ata ishin super. Nuk kishim çfarë të humbitnim dhe u dhamë mundësinë edhe lojtarëve të rinj. Ne kemi fituar tre-katër talente që do të jenë pjesë e Flamurtarit sezonin e ri. Ne garën e vërtetë e kishim me Teutën dhe Kamzën dhe e patë që u paraqitëm me seriozitet. Të njëjtën gjë e bëmë edhe në ndeshjen me Partizanin.

Ishte një ndeshje shumë e bukur nga elementët e rinj. Po ata të lojtarë të rinj do të aktivizohen edhe në ndeshjen me Kukësin. Do të thonë prapë që ishte tolerim? Nuk kishte pse të toleronim ndaj Partizanit, nuk ka asnjë shans pse ta bënim. Kjo është një temë që nuk ia vlen ta trajtosh, janë vetëm fjalë që dalin nga injorantë apo pseudoanalistë”, vazhdoi administratori.

flamurtari

E ardhmja – I pyetur për të ardhmen, Sinan Idrizi përgjigjet me batutë, teksa thotë se Ernest Gjoka do të jetë trajner. “Ju doni të dini nëse kemi filluar ne punën për merkaton. Atëherë, po ju them që blerja e re është Ernest Gjoka. Ai do të jetë trajneri i Flamurtarit (qesh). Nuk kemi nisur ende nga puna. Në ditët në vijim do të ulemi për të diskutuar për rinovimet.

Ata që dihen, të parët që do të jenë pjesë e Flamurtarit janë ata katër apo pesë lojtarët e rinj që patë në fushë në ndeshjen me Partizanin. Besoj se kemi fituar disa talente nga akademia jonë vlonjate”, ka mbyllur drejtuesi i vlonjatëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"